Finlandë, shkencëtarja e parë shqiptare e Gjeologjisë

0
1472

Miradije Rama, edhe pse është femra e parë shqiptare gjeologe, që punon dhe vepron në Finlandë, shpreson të mos jetë e vetmja shqiptare në këtë profesion, pasi që ajo dëshiron të shohë sa më shumë femra (gra dhe vajza) shqiptare shkencëtare në drejtime të ndryshme, përcjell albinfo.ch.

Në krye të Shërbimit Gjeologjik në qytetin Turku të Finlandës, (Geologian Tutkimuskeskus GTK- www.gtk.fi), Miradije Rama, nga Kosova, udhëheq institucionin kryesor hulumtues, ku bëjnë pjesë ekspertët kryesorë në zbatimin e gjeo-shkencave në Evropë.

Ky rreth i partneritetit, sipas saj, përfshin institucione kërkimore, kompani dhe universitete brenda Finlandës, por edhe globalisht.

Megjithatë, ajo ka një porosi për të rinjtë që synojnë botën e shkencës, ku sipas saj, vetëm me dituri shqiptarët mund t’i arrijnë kulmet e shoqërive bashkëkohore dhe të zhvilluara, transmeton telegraf.

“I bëj thirrje rinisë në Kosovë, që të shkollohen në shkencat matematike- natyrore, në profesione të ndryshme dhe të luftojnë për pozita të ndryshme. Po ashtu, i inkurajoj të rinjtë që të kërkojnë mënyra dhe metoda të reja dhe të krijoni biznese inovative të reja. Kosova ka minerale të shumta e të vlefshme, prandaj kërkoni mundësi që të shkolloheni në drejtimet e gjeo-shkencave, mësoni si t’i menaxhoni e t’i përdorni gjithë ato resurse për veten tuaj”, tha ajo.