Finlanda ka një njoftim për të gjithë kosovarët që aplikojnë për viza

0
154

Ambasada e Finlandës në Kosovë ka një informacion të rëndësishëm për aplikantët e vizave Shengen rreth kohës së trajtimit të vizave.

Çdo kërkesë për vizë që do të dorëzohet nga 5 korriku 2019, fatkeqësisht do të trajtohet më ngadalë dhe me vonesë të caktuar. Koha 15 ditore e përpunimit të aplikacionit nuk është i mundur. Koha e përpunimit do të tejkalohet për të paktën një apo dy javë.

Ky informacion është i rëndësishëm për aplikantët e vizave që po konsiderojnë të paraqesin kërkesën e tyre për vizë në Finlandë.

“Ne kuptojmë plotësisht se të gjithë aplikantët tanë me të drejtë mendojnë se aplikimi i tyre është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të trajtohet menjëherë, por, fatkeqësisht këtë nuk mund ta premtojmë gjatë javëve të ardhshme”, njofton ambasada.