Filmi “Zana” thyen rekordet e shikueshmërisë

0
77

“Zana “ me regji të Antoneta Kastratit është renditur e para në shitjen e biletave në kinemanë Cineplexx.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cineplexx ka bërë të ditur që “Zana” ka kaluar shikueshmërinë e filmave hollivudianë.  Mbi 2000 bileta janë shitur katër ditë pas premierës së këtij filmi.

Pak ditë më parë filmi “Zana” është caktuar të jetë përfaqësues i Kosovës në kategorinë “Best International Feature” për çmimin Oscar.

Filmi shpalos traumat e pasluftës dhe pasojat më të cilat ballafaqohen shumë prej grave në Kosovë.