Filmi “Galaktika e Andromedës vazhdon rrugëtimin në “Sofia International Film Festival”

0
91

Filmi i metrazhit të gjatë ‘Galaktika e Andromedës’ nga regjisorja More Raça po vazhdon të ketë suksese të njëpasnjëshme. Kësaj radhe, ky film do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sofje, shkruan KultPlus.

Në faqen zyrtare të festivalit ndër të tjera shkruhet se ‘Galaktika e Andromedës’ është një film i ngrohtë i ndërtuar për marrëdhënien babë-bijë me një stil vizual krijues qët ë lë përshtypje dhe të tërheqë për talentin që posedon regjisorja.

Filmi Galaktika e Andromedës ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema të mbetet apo jo kujdestar i vajzës së tij./ KultPlus.com