Filmi “Galaktika e Andromedës” i More Raçës, nominohet në Festivalin e filmit në Kajro

0
60

Pas pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ‘’Galaktika e Andromedës’’ po vazhdon rrugëtimin e tij suksesshëm. Filmi i metrazhit të gjatë është nominuar në festivalin e kategorisë A, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro, shkruan KultPlus.

Regjisorja e këtij filmi, More Raça është shprehur se ndjehet e lumtur për suksesin e radhës të filmit, pasiqë Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kajro është festival prestigjioz ku janë zgjedhur filma shumë të suksesshëm dhe të dëshmuar në festivalet botërore.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që pas premierës botërore në kategorinë kryesore të festivalit të Sarajevës marrim pjesë në një festival prestigjioz të kategorisë A”, u shpreh Raça.

Tutje regjisorja theksoj se filmi “Galaktika e Andromedës” është në programin ‘’International critics’ week’’ dhe garon për dy çmime që ndahen për këtë kategori.

Ky film është i pari i metrazhit të gjatë për regjisoren More Raça, teksa në rolet kryesore luajnë: Sunaj Raça, Juli Emiri, Elda Jashari, Avni Dalipi, dhe Don Raça.

Filmi me producent Sunaj Raçën është bashkëprodhim i Kosovës me Spanjën dhe është financim i Qendrës Kinematografike të Kosovës. /KultPlus.com