Filmat “Roma” dhe “La Favorite” favoritë për çmimet Oscar

0
51

Filmi “Roma”, i meksikanit Alfonso Cuaron dhe “La Favorite”, i grekut Yorgos Lanthimos, janë në krye të garës së ceremonisë së 91-të të çmimeve Oscar me 10 nominime secili, njoftoi sot Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Kinemasë.

Këto dy vepra kalojnë në klasifikim filmin “A Star Is Born”, dramë romantike me Bradley Cooper dhe divën Lady Gaga, që është përzgjedhur në tetë kategori për ceremoninë e Oscar që do të zhvillohet në Los Angelos më 24 shkurt./Atsh