Fillon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit në rastin e 2 milionëshit të Thesarit

0
54

Po mbahet seanca dëgjimore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndaj Labinot Grudajt i cili dyshohet se ka transferuar 2.1 milionë euro në llogarinë e një kompanie nga Thesari i Shtetit.

Prokurori i rastit ka paraqitur ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore Laureta Ulaj.

“Mund të ju konfirmoj se prokurori ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”.

Seanca ndaj të dyshuarit ka nisur sot nga ora 11:00.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore e Prishtinës Mirlinda Gashi.

“Sapo filloj seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë. Po mbahet tani”.

Gruda dyshohet se ka transferuar në llogarinë e kompanisë LDA me seli në Llapushnik të Drenasit 2.1 milionë euro nga Thesari./KlanKosova