Fillon kursi i gjuhës kroate në Universitetin e Prishtinës

0
183

Në Fakultetin e Filologjisë, nga sot fillon kursi i gjuhës kroate. Kjo gjuhë do të ligjërohet nga profesoresha e Universitetit të Zagrebit, Ivanqica Bankoviq-Mandiq.

Në hapje të këtij kursi ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanovic, ndërkaq nikoqire e saj do të jetë dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Linditë Sejdiu Rugova.

Sipas Ambasadës, një moment i tillë shënon një kthesë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkakademik ndërmjet të dyja institucioneve meqë edhe nga marsi 2019, në Universitetin e Zagrebit do të fillojë të mbahet kursi i shqipes për nevoja të gjuhësisë nga profesorët e departamentit të Gjuhës shqipe nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Këto iniciativa do të çojnë drejt forcimit të iniciativës së përbashët për formimin e një lektorati të përhershëm të kroatishtes në Prishtinë dhe të shqipes në Zagreb”, thuhet në njoftimin e ambasadës./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu