Fillojnë punën sallat e leximit në biblotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë

0
134

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” pas punës dymujore të ofrimit të shërbimeve huazimi i librit do të rifillon punën me sallat e leximit nga dita e premte 9 tetor 2020 . Ky veprim bëhet në përputhje me masat e udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të aprovuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Kulturës dhe organet tjera të Komunës së Prishtinës.
Pasi janë bërë të gjitha përgatitjet, për kushte pune në situatë epidemie, rifillojmë me 40% të kapaciteteve të hapësirave për lexim që i bie gjithsej 135. Në dy javët e para do të punohet pesë ditë të javës nga ora 8.15 e deri në orën 16.00. Nëse shkon puna në rregull dhe pa pengesa që në javën e dytë do të fillojmë me orar të plotë do të thotë nga 8.00 – 19.00, në dy ndërresa, duke përfshi këtu edhe ditën e shtunë (8.oo-13.00).
Krahas përgatitjeve tona, në mënyrë që puna të shkojë mirë, lexuesit përkatësisht anëtarët e kësaj biblioteke i njoftojmë me masat që detyrimisht duhet të respektohen:
1. Bartja e maskës në ambiente është e detyrueshme, askush pa të nuk mund të hyn brenda;
2. Respektimi i distancës së paku 1. 5m është obligative;
3. Lexuesve do tu matet temperatura në hyrje të ndërtesës së bibliotekës;
4. Dezinfektuesi i duarve po ashtu do të jetë në hyrje të objektit dhe përdorimi i tij është i domosdoshëm;
5. Secila tavolinë ka numrin e vetë. Lexuesi duhet merr së pari numrin te librari e pastaj të ulet në vendin e caktuar. Personi që liron ulësen është i obliguar që numrin e tavolinës ta dorëzon te librari;
6. Ndalohet mbledhja në grupe (nga 2 e më shumë) në të gjitha hapësirat e bibliotekës;
7. Ndalohen shëtitjet e lëvizjet e pa nevojshme në hapësirat brenda objektit;
8. Kushdo nga përdoruesit e hapësirave që shkel këto rregulla do të largohet nga hapësirat e bibliotekës;
9. Askush nga përdoruesit e librave nuk mund të shërbehet vetë. Këtë shërbim e bënë vetëm librari.
Duke ju uruar mirëseardhje besojmë në bashkëpunim e mirëkuptim reciprok.