Fillimi i javës sërish me mot të nxehtë

0
59

Në fillim të javës së ardhshme temperaturat maksimale sërish rriten mbi 30C.
Mbrëmjen e së martës dhe ditën e mërkurë fusha të presionit të ulët me masa më të freskëta nga Atlantiku, pritet të shtrihen mbi rajon, që favorizojnë mot më të freskët pas këtyre ditëve me vapë verore. Të mërkurën mundësi edhe për reshje shiu.

2.08 – Mbetet nxehtë, kthjellët dhe me diell.

3.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

4.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite më vonë vransirat në shtim, e në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.

5.08 – Më freskët, kryesisht me vransira. Që herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, ditën me mundësi edhe për bubullimë.