Filharmonia e Kosovës të dielën koncert për të pagjeturit

0
72

Filharmonia e Kosovës, të dielën do të mbajë koncertin e radhës i cili do të veçohet pasi që në koncertin e kësaj mbrëmje rrëfime të familjarëve të të pagjeturve do bëhen një me veprën hipnotike të Arvo Part-it në interpretim të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, violinistit Visar Kuçi e dirigjentit Gregory Charette.

Intergra dhe forumZDF programi në Kosovë kanë intervistuar familjarë të të pagjeturve dhe kanë sjellë kujtimet e tyre në formën vizuale. Ato fillimisht qenë prezantuar në formatin e video-ekspozitave me fotografi të realizuara nga Atdhe Mulla dhe regji të Kushtrim Koliqit. Në shkurt të vitit 2019, këto fotografi u instaluan në një hapësirë institucionale (Kuvendi i Kosovës) ku dialogu për ta është domosdoshmëri dhe obligim për t’i dhënë fund pritjes së tyre të përhershme.