Fikret Shatri përfundon me sukses vrapimin prej 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë

0
280

Ish-basketbollisti i njohur kosovar, Fikret Shatri ka arritur ta mbyll me sukses maratonën historike të gjatë 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë.

Shatri ishte nisur dy ditë më parë në ora 18:00 nga sheshi “Skënderbe” në Prishtinë duke arritur pak minuta më parë me sukses në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.

Vrapi i atletit Shatri është quajtur me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.

Një maratonë e tillë nga një atlet nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Fikret Shatri poashtu ditë më parë kishte bërë bujë pasi kishte vrapuar nga Prishtina në Istog, por kjo maratonë e fundit është për çdo lavdatë.

Shatri është pritur në Tiranë nga shumë familjarë dhe bashkëpunëtorë të tij.

Para nisjes ai kishte thënë se ‘Vrapi i shqipes’ lidhet me shqiponjën që është simbol i popullit tonë dhe shqiponja nuk fle kurrë.

“Besoj që jam i përgatitur mirë dhe do t’ia dalë, pasi djemtë e UÇK-së e kanë pasur më të vështirë në kohën e luftës, kurse unë tash e kam më të lehtë. Mesazhi ‘Vrapi i shqipes’ lidhet me shqiponjën që është simbol i popullit tonë dhe shqiponja nuk fle kurrë, nuk ndalet kurrë, andaj edhe ne si bijtë e shqipes nuk duhet të ndalemi kurrë”, kishte thënë Shatri para nisjes