FIFA tregon se “Botërori 2018” është ndjekur nga më shumë se gjysma e planetit

0
57

Finalja e Kupës së Botës u ndoq drejtpërdrejtë nga 1.12 miliardë persona në botë, njoftoi FIFA në një komunikatë, sipas të cilës më shumë se gjysma e planetit është interesuar për Botërorin.

“Një total prej 3.576 miliardë personash, më shumë se gjysma e popullsisë botërore me mosha nga 4 vjeç dhe sipër, është informuar për kompeticionin më të fundit botëror”, shpjegon FIFA.

“Numri i personave që ka parë të paktën një minutë në televizionin e tyre në shtëpi është 3.262 miliardë, ndërkohë që 309.7 milionë persona nuk e kanë ndjekur në linjën normale por nëpërmjet platformave informatike, në zona publike apo në bare dhe restorante”, thuhet në këtë komunikatë.

Personat që panë finalen e fituar nga Franca përballë Kroacisë (4-2) më 15 korrik ishin 884.37 milionë që e ndoqën në televizion ndërkohë që 231.82 milionë e ndoqën jashtë shtëpisë ose nëpërmjet platformave informatike./Atsh/OxygenPress.info.