FFK vizitohet nga njeriu i rëndësishëm i UEFA-së

0
65

Zëvendëspresidenti i Asociacioneve në UEFA dhe njëherësh kryesuesi i programit “HatTrick”, Thierry Favre pasi mbrëmë e ndoqi nga afër ndeshjen e fundit të Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë, sot ka vizituar selinë e FFK-së, ku ka mbajtur takim me presidentin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu.

Me këtë rast është diskutuar edhe për projektet e FFK-së të përfituara nga programi “HatTrick” siç është zhvillimi i talenteve të reja “Elite Youth Developement Programme U15”, pastaj edukimi i trajnerëve dhe programet e ndryshme për fëmijët, komunitetet dhe personat me nevoja të veçanta.

Rreth këtyre projekteve z. Favre u njoftua nga përgjegjësit Michael Ness, Edmond Rugova dhe Sanije Krasniqi. Më pas zyrtari i lartë i UEFA-s vizitoi zyrat e reja të FFK-së, si dhe Kampin Edukativ në Hajvali.

Favre u shpreh tejet i kënaqur me punën e bërë nga FFK-ja dhe me realizimin e të gjitha projekteve të parapara, derisa shprehu mirënjohjen ndaj presidentit Ademi dhe sekretarit të përgjithshëm Salihu për menaxhimin e mirë të punëve në kohë pandemie.

Ai po ashtu theksoi se mbështetja e UEFA-s për projektet e FFK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Jam i kënaqur me punën në FFK”

Deklarata e plotë e Favre në videon më poshtë: