Feston 107 vjetorin duke udhëtuar me biçikletë!

0
76

Zyrtarisht në tërheqje sportive por dukshëm i pakorrigjueshëm, ”super-njëqindvjeçari” Robert Marchand festoi sot 107-vjetorin me një shëtitje të shkurtër me biçikletë duke përshkruar gjithsej rreth 15 kilometra.

“Nuk e besoja se mund ta bëja këtë, por ja, po ecën”, tha ai.

“Pas një viti, është bërë më e vështirë, por në fund, ia arrita. Stërvitem, nuk dua të thyej rekorde, por stërvitem çdo mëngjes”, garanton ai që është bërë ambasador i vërtetë i aktivitetit sportiv.

Në janar, ai ishte tërhequr nga sporti në moshën 106 vjeçare, pasi kishte vendosur një rekord të fundit./Atsh/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu