Fëstëkët i shërbejnë shumë proceseve shëndetësore

0
509

Kontrollimi i peshës trupore, kolesteroli i mirë dhe shëndeti i zorrëve, janë vetëm disa prej përfitimeve që sjell konsumimi i fëstëkut.

Në fakt këto produkte arrore fshehin një potencial të madh shëndetësor, duke qenë se përmbajnë fibra, proteina, karbohidrate, yndyra të shëndetshme, kalium, fosfor, vitaminë A, vitaminë B6, bakër dhe mangan.

Kanë më pak kalori në raport me produktet tjera arrore. Rekomandohet konsumimi i një porcioni fëstëkë në ditë. Dhe mos harroni, është më mirë nëse nuk janë të njelmëta.

Më poshtë jua sjellim listën e dobive shëndetësore nga konsumimi i fëstëkut:

Zvogëlojnë nivelin e kolesterolit në gjak.
Janë të mira për sytë tuaj.
Janë të mira për sistemin tuaj tretës.
Do të mund ta mbani peshën e shëndetshme trupore.
Niveli i sheqerit është në baraspeshë./Telegrafi/