Feronikeli eliminohet nga The New Saints në Champions, vazhdon në Europa League

0
49

Feronikeli ka pësuar humbje nga kampioni i Uellsit, The New Saints, me rezultat 0:1, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua në praninë e rreth 8000 tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampionët tanë e nisën mirë ndeshjen dhe patën mbizotërimin në fushë, por pa arritur dot të gjejnë rrugën e golit. Ndërkaq, në minutat në vazhdim loja ishte më e baraspeshuar.

Në fillim të pjesës së dytë ishin mysafirët që luajtën më mirë, duke qenë më kërcënues për portën e Smakiqit dhe si rrjedhojë në minutën e 67-të shënuan edhe golin e epërsisë, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores.

Ishte Dean Ebbe, ai, i cli shënoi pak momente pasi u inkuadrua në lojë me gjuajtje me kokë. Në minutat e mbetura Feronikeli u përpoq të bëjë diçka më shumë për të barazuar shifrat, por nuk pati forcën e duhur për ta bërë një gjë të tillë, rezultat i cili do ta dërgonte në rrethin e dytë.

Kësisoj, Feronikeli i jep fund aventurës në Ligën e Kampionëve, pasi ndeshja e parë në Uells kishte përfunduar 2:2 dhe tani do të përfshihet në rrethin e dytë të Europa Leagues.