Feronikeli e nis furishëm edicionin e ri

0
39

Skuadra e Feronikelit e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e ri në Superligë, teksa të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas e ka mundur nënkampionin e edicionit të kaluar, Gjilanin, me rezultat bindës 4:0.

Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani shfaqi lojë më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, derisa spikati futbollisti i ardhur këtë verë Bedri Greca, i cili ishte shënues i trefishtë. Ai e gjeti rrugën e golit në minutat 14-të, 42-të dhe 54-t, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi braziliani Cesar Santos, me golin e shënuar në minutën e 90-të.

Kampionati elitar vazhdon në mesjavë me ndeshjet e javës së 2-të.