Feronikeli e kalon Lirinë me vështirësi

0
48

Feronikeli është skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Digitalb Kupës së Kosovës. Skuadra nga Drenasi shënoi fitore në ndeshjen kundër Lirisë, që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, me rezultat 0:2.

Deri te kjo fitore Feronikeli arriti me mjaft vështirësi, duke pasur parasysh faktin se rezultatin arriti ta zhbllokojë vetëm në minutën e 88-të, kur Besmir Bojku realizoi nga afërsia me kokë pas harkimit të Mendurim Hotit.

Ndërkohë, vetëm dy minuta më vonë mysafirët fituan penallti.

Gjuajtjen e Mendurim Hotit e priti Drilon Hodaj, por topin e dëbuar prej tij Hoti e dërgoi në rrjetë për rezultatin përfundimtar 0:2.

Kësisoj, në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të luajnë Prishtina, Feronikeli, Drenica dhe Ballkani.