Feronikeli bindës ndaj Arbërisë, Drenica-Gjilani mbyllet pa fitues

0
38

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 22-të në Superligë.

Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat bindës si mysafir i Arbërisë, me shifrat 3:0. Për fitoren e skuadrës së Klodian Duros u përkujdesën Argjend Malaj, Mendurim Hoti dhe Kojasheviq.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër Drenica barazoi si vendase me Gjilanin, 0:0. Për Drenicën ky ishte barazimi i gjashtë në këtë edicion dhe mbetet në pozitën e parafundit me 24 pikë.