Ferizajasi u mendua që vrau rreqebullin, vrau mace të egër – edhe për të do dënohet

0
159

Për shkak të interesimit të madh të publikut dhe pyetjeve të shumta nga qytetar të shumtë lidhur me lajmin e vrasjes së Rreqebullit në komunën e Ferizajt, OJQ ERA sqaron se lajmi i bujshëm mbi vrasjen e Rreqebullit nuk është i vërtet.

Pra është vrarë një mace e egër e jo Rreqebull.

Poashtu edhe macja e egër është e mbrojtur me ligjet e Republikës së Kosovës, vrasja e saj përbën vepër penale.

Poashtu në tërë territorin e Republikës së Kosovës deri më tani prezenca e Rreqebullit duke u bazuar në studime e kërkime intenzive përgjat shumë viteve të organizatës ERA është vërtetuar vetëm në Bjeshkët e Nemuna duke numëruar vetëm dy të tillë.

Rreqëbulli Ballkanik është shtazë e kërcënuar nga zhdukja. Hipotetikisht mendohet që në natyrë në planetin tonë të jenë 35 deri në 40 individ të tillë.