Ferguson gëzon Manchester Unitedin

0
61

Trajneri legjendar i Manchester Unitedit, 77-vjeçari Sir Alex Ferguson, ka filluar të marrë veten pas operacionit që iu nënshtrua në maj të vitit të kaluar për shkak të hemorragjisë në tru.

Tashmë Ferguson është kthyer te qendra stërvitore e ekipit për herë të parë dhe është takuar me trajnerin e përkohshëm të United, Ole Gunnar Solskjaerin, raporton BBC.

Skocezi nuk ishte shfaqur në asnjërën prej seancave stërvitore të ish-trajnerëve David Moyes e Louis van Gaal, por ai ishte ftuar  nga ish-trajneri Jose Mourinho. Ndërsa, ai tani ka shkuar ta vizitojë edhe trajnerin aktual, Solskjaerin.

“Ai e shijoi kohën e tij të kaluar në qendrën stërvitore. Ai pati disa biseda të mira me stafin dhe na dha inkurajim”, zbuloi Solskjaer me të cili Manchester Unitedi ka tri fitore radhazi, që prej kur 45-vjeçari u emërua pasues i Jose Mourinhos në javën e tretë të muajit dhjetor.

Ndërsa, nën drejtimin e legjendës Ferguson, “Djajtë e Kuq” kanë dominuar bindshëm në Ligën Premiere./OxygenPress.info