Fëmijë që fitojnë miliona me punët dhe idetë e tyre

0
58

Nga YouTuber në krijues lojërash apo kompani të tjera, këta fëmijë u bënë të pasur në një moshë fare të re. Me shumë dëshirë, punë dhe fat të mirë dhe sigurisht, me pak ndihmë nga prindërit, sot janë ca prej njerëzve më të pasur.

1. Ryan Kaji

Disa vjet më parë, Ryan, i cili ishte një fëmijë parashkollor në atë kohë, pëlqente të shikonte video me lodra në YouTube, kështu që u kërkoi prindërve të bënte dhe ai të njëjtën gjë. Ata ranë dakord, por askush nuk po ia shihte videot në fillim. Sidoqoftë, nëna e tij pati një ide që i solli të birit suksesin. Ajo e filmoi atë duke luajtur me më shumë se 100 lodra nga serialet Pixars, Cars dhe videoja u bë virale.

Sot, 9-vjeçari është një nga YouTubers më të paguar, duke fituar gati 30 milionë dollarë për çdo vit.

2. Nastya

Anastasia Radzinskaya, e cila njihet gjithashtu si Nastya në internet, është një YouTuber. Ajo ka lindur në Rusi dhe është diagnostikuar me paralizë cerebrale. Mjekët, në atë kohë, ishin të shqetësuar se ajo mund të mos ishte në gjendje të fliste kurrë.

Në vitin 2015, prindërit e saj vendosën të provonin fatin e tyre dhe morën një hap të madh, duke shitur kompanitë e tyre vetëm për të krijuar dhe investuar në kanalin “Like Nastya”. Duke filluar me filmimin e lodrave të saj me “unboxing” (shpaketimi i lodrave), Nastya tani ka një shumëllojshmëri përmbajtjeje në YouTube dhe mbi 190.6 milionë abonues. Në vitin 2020, fitoi 18.5 milionë dollarë.

3. Matthew David Morris

I njohur si MattyBRaps ose MattyB, Matthew David Morris filloi rrugëtimin e tij drejt suksesit kur filloi të postonte video muzikore në YouTube por si remikse të versioneve origjinale. Videoja e tij e parë ishte një remiks i “Eenie Meenie” të Justin Bieber, kur ai ishte vetëm 7 vjeç. Në 4 vite, kanali i tij numëron 1 miliard shikime.

Përmes reklamave, këngëve etj, mendohet se ka një vlerë neto të pasurisë rreth 3 milionë dollarë.

4. Urat Moziah

10 fëmijë që fitojnë miliona me punët dhe idetë e

Kur Moziah ishte vetëm një djalë i vogël, atij i pëlqente të vishej bukur. Gjyshja rrobaqepëse e mësoi të qepte që fëmijë dhe tani ai prodhon kravata, papione dhe produkte të tjera me çmime 15-50 dollarë. Për 6 vite, kompania ka shitur produkte me vlerë më shumë se 600.000 dollarë.

5. Alina Morse

10 fëmijë që fitojnë miliona me punët dhe idetë e

Alina themeloi kompaninë e saj të ëmbëlsirave pa sheqer kur ishte vetëm 9 vjeç, thjesht sepse babai i saj i tha se nuk duhej të hante karamele, pasi do i prishnin dhëmbët. Kështu që ajo filloi të mësonte dhe eksperimentonte me recetat e ëmbëlsirave pa sheqer duke parë video në YouTube.

Kur ishte 13 vjeç, kompania e saj mori një pamje të vërtetë biznesi dhe u quajt Zolli Candy. Në 2018-ën, ajo fitoi 6 milionë dollarë me ëmbëlsirat e bëra nga kuzhina e saj.

Më pas, Alina filloi të bashkëpunonte me biznese të tjera në disa vende të botës.

6. Nick D’Aloisio

10 fëmijë që fitojnë miliona me punët dhe idetë e

Nick D’Aloisio mësoi vetë si të kodonte dhe të zhvillonte softuerë në moshën 12-vjeçare. 3 vite më vonë, ai ndërtoi një aplikacion të quajtur Summly. Aplikacioni përmblidhte shkurt historitë e lajmeve dhe artikujve të gjatë. Në moshën 17-vjeçare e shiti aplikacionin te Yahoo për rreth 20 milionë dolarë.

Pasi u bë marrëveshja, aplikacioni u rrëzua përfundimisht, por ai tashmë ishte shkarkuar pothuajse 1 milion herë.

7. Kyle Giersdorf

Vetëm 16 vjeç, Kyle u bë një milioner i menjëhershëm kur fitoi Kupën e Botës Fortnite (Fortnite World Cup) që u mbajt në New York. Ai fitoi 1.8 milion dollarë nga fondi i çmimeve prej 3 milionë dollarë.

8. Evan

Historia e Evanit filloi kur ai ishte vetëm 5 vjeç. Së bashku me babanë e tij, Evan krijoi një regjistrim me disa lodra të Angry Birds. Videoja u bë për miqtë dhe familjen, por më shumë njerëz dukeshin të interesuar.

Sot, Evan dhe familja e tij kanë 5 kanale në YouTube dhe videot e tyre janë parë me miliona herë.

9. Farrhad Acidwalla

Farrhad tani është 27 vjeç, por ka qenë një sipërmarrës për më shumë se një dekade. Gjithçka filloi kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai huazoi 10 dollarë nga prindërit e tij për të filluar një komunitet në internet në lidhje me aero-modelimin. Pas disa kohësh, e shiti projektin e tij për rreth 1200 dollarë.

Disa vjet më vonë, kur ishte 16 vjeç, ai përdori 400 dollarë për të filluar biznesin e tij (Rockstah Media), i cili përqendrohet në markën, reklamat dhe zhvillimin e internetit. Sot, vlera e tij neto vlerësohet të jetë 4 milionë dollarë.

10. Isabella Barrett

10 fëmijë që fitojnë miliona me punët dhe idetë e

Isabella e filloi karrierën e saj në Toddlers & Tiaras, një konkurs bukurie dhe u bë një milionere “self-made” në moshën 6 vjeç. Tani ajo është një adoleshente dhe zotëron 5 marka.

Burimi: Bright Side, Anabel