FemArt Festival zhvilloi panel diskutues për përfaqësimin e grave në shoqëri civile

0
48

Në ditën e dytë të FemArt Festival – Edicioni i 8-të pjesë e panelit të parë diskutues me moderatore Donika Eminin, drejtoreshë Ekzekutive e Platforms Civikos dhe autore të raportit që u prezantua Gresa Rrahmanin, ishte edhe Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës.
Fjalën hyrëse në këtë diskutim e kishte Nasrin Pourghazian – Zëvendëse e Shefit të Misionit, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim.

Tema e cila u diskutua ishte “Përfaqësimi i grave në shoqëri civile, media dhe institucione të kulturës” – Perspektiva ndërkombëtare dhe vendore.

Panelistet tjera pjesëmarrëse ishin : Tenzin Dolke – Aktiviste dhe Feministe, Blerta Basholli, – Drejtoreshë e drejtorisë së kulturës në komunën e Prishtinës, Nermin Mahmuti- Drejtoreshë Ekzekutive, Fondi për zhvillim komunitar.

Vlora Dumoshi tregoi se si janë munduar të bëjnë sa më shumë për fuqizim e gruas.

“Në punën time ndër vite jam munduar të fuqizoj gruan po çështja është se sa janë gratë të gatshme të marrin role udhëheqëse, për këtë duhet të punojmë.
Ka pasur shumë pak gra që kanë konkuruar në pozita udhëheqëse, pikë e dobët është që nuk votohen gratë dhe nuk mbështeten, nëse do të kishtë pas mbështetje do të kishim më shumë deputete dhe gra në pozita udhëheqëse në institucione. Qeveria e Kosovës nuk është shembulli më i mirë sepse ka shumë pak gra, nuk e përmbushim as numrin e obligueshëm”, deklaroi Dumoshi.

Ndërsa për buxhetin të cilin ndan Qeveria e Kosovës për fuqizimin e gruas, Dumoshi thotë që kanë mbështetur organizatat edhe gjatë pandemisë.

“Jemi munduar që të ndajmë fonde edhe gjatë pandemisë, në Pakon Emergjente, kemi pas 5 milionë euro si mbështetje për ministrinë tonë, nga kjo shumë kemi ndarë fonde për organizatat që punojnë për fuqizimin e gruas”, shtoi Dumoshi./oxygenpress.info