Favoritët kalojnë tutje në çerekfinale

0
51

Janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Digitalb Kupën e Kosovës. Kalimin në çerekfinale e kanë siguruar Ballkani, Feronikeli, Dukagjini dhe Drenica. Në ndeshjen e dy skuadrave të elitës, Ballkani ka arritur të mposhtë Trepçën’89, me rezultat bindës 3:0.

Edhe më bindëse u treguan Feronikeli dhe Drenica. Kampionët në fuqi shënuan fitore në përballje me A&N, me shifrat 5:0, derisa kuqezinjtë e Skenderajt e mposhtën Dardanën, me rezultat 4:0. Ndërkohë, ndeshja më rivalizuese ishte ajo ndërmjet Dukagjinit dhe Vitisë, ku në fund fitores iu gëzua skuadra nga Klina, me rezultat 2:1.

Rezultatet
Ballkani – Trepça ‘89     3-0
Feronikeli – A&N            5-0
Drenica – Dardana       4-0
Vitia – Dukagjini            1-2