Fauci i gatshëm të vaksinohet kundër COVID-19 brenda një jave

0
60

Anthony Fauci thotë se beson se mund të vaksinohet kundër COVID-19 brenda një jave, raporton CNN.

Tashmë infermierja njujorkeze është vaksionuar kundër coronavirusit duke injektuar në krah vaksinën e Pfizer.

“Unë do të pres dhe të shoh. Ne jemi duke marrë një dërgesë,ose ndoshta tashmë kemi një dërgesë këtu në kampusin e NIH. Sapo të më vijë radha, e cila ka të ngjarë të jetë shumë shpejt, unë do të jem në dispozicion të vaksinohem publikisht në mënyrë që njerëzit të mund të shohin që unë ndiej fuqimisht se kjo është diçka që duhet të bëjmë, dhe shpresojmë se kjo do të inkurajojë shumë më tepër njerëz të vaksinohen”, shtoi ai.

Ndryshe, presidenti Donald Trump ka refuzuar të vaksionohet për momentin, të cilën gjë e ka urdhëruar ta bëjnë edhe stafi i Shtëpisë së Bardhë.