Fal gjithçka, veç kur nuk të respektojnë e t’i vrasin ëndrrat – largohu e mos e kthe kokën mbrapa!

0
815

Nga Rina Vuqetaj

Kur dikush gabon dhe pendohet, fale bija ime. Fale edhe nëse nuk të kërkon falje. Lexoja pendimin në sy dhe shndërroja në qetësi të shpirtit. Nuk ka ndjenjë më të mirë se me ja largu dikujt një barrë nga ndërgjegja.

Kur dikush të gënjen, mundohu ta arsyetosh bija ime. Edhe nëse e njeh të vërtetën, mundohu të ja kuptosh historinë para se ta gjykosh. Njerëzit rritën në mënyra të ndryshme. Disave, për fat të keq, ju japin dashni të kushtëzuar gjatë gjithë jetës – i mësojnë se gënjeshtra është domosdoshmëri për pranim dhe afërsi.

Kur dikush të lëndon qëllimisht, të lutem, mos ia kthe njejtë bija ime. Mos e mbjell të keqen brenda vetes. Ai që të lëndon ty njëherë jeton duke e vrarë vetën me mendime dhe gjykim. Uroji shërim.

Kur dikush ta harron një të mirë, mos u trishto bija ime. Kujtoje: e mira që e bën është dhuratë për shpirtin tënd, para se gjithash.

Veç kur nuk të respektojnë, veç kur të bëjnë të ndihesh e vogël, pa vlerë… kur t’i vra|sin ëndrrat me “ti nuk mundesh”... të lutem: mos i fal, mos i arsyeto, mos qëndro. Shkatrroji zingjirët dhe ik pa shikuar prapa. Kushdo qoftë, kudo qoftë; mos e vëj në pikëpytje largimin. As kokën pas mos e kthe kur të thonë se je gabim. Ndiqe lirinë. Eja te unë, kudo që je. Unë kam me ta rikujtu që qielli është limiti yt për kah mundësitë dhe dashuria. Që secili minut nga liria jote vlenë më shumë se një milion zëra që e kundërshtojnë lirinë.