Faktorët që ndikojnë në imunitetin e dobët

0
1933

Sistemi imunitar është mekanizmi që përdor trupi për të mbrojtur veten nga viruset dhe sëmundjet e ndryshme.

Por, një dietë e varfër, stresi, apo ndonjë lloj sëmundje mund ta pengojë atë nga kryerja e funksioneve të tij bazë.

Në imunitetin e dobët mund të ndikojnë  mjaft shumë edhe shprehitë tona.

  1. Pesimizmi

Është dëshmuar se si pesimistët, personat të cilët gjë gjithçka shohin vetëm negativisht, sëmuren më shpesh nga gripat, ftohjet dhe alergjitë e ndryshme. Arsyeja pjesërisht qëndron edhe në kujdesin e tyre për shëndetin dhe trupin, por edhe në energjinë e cila është faktor shumë i rëndësishëm i mënyrës kualitative të jetesës. Mënyra pozitive e të menduarit është më pak stresuese, dhe të gjithë e dimë mirë se si stresi na bën keq.

  1. Netët pa gjumë

Shembulli më i mirë janë studentët të cilët mësojnë gjatë natës dhe kapërcejnë gjumin e domosdoshëm dhe shpesh sëmuren nga virozat sezonale. Gjumi i keq dhe i pamjaftueshëm është i lidhur ngushtë me rënien e imunitetit, sepse organizmi i tillë është i dobësuar dhe i lodhur dhe vështirë lufton me bakteret dhe viruset.

  1. Vetmia

Hulumtimet kanë treguar se si njerëzit të cilët nuk kanë jetë aktive shoqërore dhe shumë rrallë kalojnë kohën me miq apo me kolegë, më shpesh janë të sëmurë nga virozat dhe sëmundjet bakteriale për dallim nga ata që janë më aktivë në aspektin shoqëror.

  1. Ushqimi i keq

Nuk kemi nevojë të theksojmë veçanërisht se sa shumë ndikon në imunitetin dhe shëndetin tonë ushqimi që e fusim në organizëm. Po kështu personat që kapërcejnë mëngjesin dhe rrinë të uritur janë më të prirë ndaj sëmundjeve nga viruset dhe infeksionet sezonale.

  1. Antibiotikët

Edhe pse funksioni i tyre është për ta ndihmuar imunitetin në luftën kundër inflamacioneve, përdorimi i shpeshtë dhe i tepruar i antibiotikëve jep efekt të kundërt. Ilaçet e tilla stopojnë mekanizmin mbrojtës natyral, prandaj pas shërimit trupi juaj ka nevojë të kthehet në gjendje normale dhe atëherë është më së shumti i ndjeshëm.

  1. Koha e lirë

Aktiviteti fizik është i lidhur ngushtë me shëndetin. Personat që nuk ushtrojnë janë më të prirë ndaj ftohjeve dhe virozave. Hulumtimi i kryer në disa kompani ka treguar se si personat aktivë përdorin shumë më pak pushime mjekësore se sa ata që nuk ushtrojnë aspak./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu