Fakte mbi trurin

0
233
active brain

Bebet humbasin gjysmën e neuroneve

Bebet humbasin gjysmën e neuroneve të tyre kur lindin. Është vlerësuar se një fëmijë humb rreth gjysmën e neuroneve të tyre para se të lindë. Ky proces nganjëherë quhet si shkurtim dhe mund të eliminojë neuronet që nuk marrin furnizim të mjaftueshëm nga neuronet e tjera.

Biseda me foshnjat rrit fjalorin e tyre

Një studim tregoi se kur nënat folën më  shpesh me foshnjat e tyre, fëmijët e tyre mësuan rreth 300 fjalë më shumë në  moshën dy vjeçare sesa fëmijët nënat e të cilëve folën më rrallë me  ta.

Kënga e zogjve është e ngjashme me të folurën e njerëzve

Kënga e zogjve dhe e folura njerëzore kanë karakteristika të ngjashme. Zogjtë, njësoj si njerëzit, mësojnë  vokalizimet e tyre komplekse në fillim të jetës dhe imitojnë ata që janë më  të rritur për të fituar këto aftësi.

Janë duke u zbuluar mjete të ndryshme për matjen e aktivitetit të trurit

Electroencephalogram, ose EEG, është një teknikë jo invazive e përdorur për të regjistruar ndryshime të vogla të aktivitetit elektrik në tru me anë të elektrodave sipërfaqësore në lëkurën e kokës. Shkencëtarët që studiojnë gjumin gjejnë EEG-në veçanërisht të dobishme. Lëvizjet e vogla të zbuluara me EEG tregojnë qartë nëse një person është në gjumë, zgjuar apo në një fazë diku në mes.

Truri përdor 20% të gjakut

Përafërsisht 20% e gjakut që rrjedh nga zemra dërgohet në tru. Truri ka nevojë për qarkullim të vazhdueshme të gjakut në mënyrë që të përballojë kërkesat e rënda metabolike të neuroneve. Imazhet që na ofrohen përmes rezonancës, mbështeten pikërisht në këtë marrëdhënie të aktivitetit të nervave dhe qarkullimit të gjakut, pra kështu prodhohen këto imazhe me anë të të cilave arrijmë të shohim veprimtarinë e trurit.

Truri përdor 20% të oksigjenit

Edhe pse truri përbën vetëm 2% të masës së tërë trupit, ai përdor 20% të të gjithë oksigjenit që  ne marrim përmes frymëmarrjes. Një furnizim i vazhdueshëm i oksigjenit është i domosdoshëm për mbijetesë. Një humbje e oksigjenit për 10 minuta mund të rezultojë në dëme të konsiderueshme nervore.

Rritja e hershme e trurit

Gjatë muajit të parë të jetës, numri i lidhjeve apo sinapseve, rritet në mënyrë dramatike nga 50 trilion në 1 kuadrilion. Nëse trupi i një foshnjeje do të rritej me të njëjtën shkallë, atëherë, pesha e tij do të rritej nga 3.8 kg në 77 kg brenda muajit.

Veshët lëshojnë tinguj

A e dini se veshët e shëndetshëm në të vërtetë lëshojnë tinguj? Këto tinguj zakonisht janë shumë të butë, por herë pas here mund të dëgjohen nga të tjerët. Çuditërisht, tingujt rrallë herë dëgjohen nga personi veshi i të cilit po i lëshon tingujt! Shkaku i këtyre tingujve është ende i paqartë, por disa prej tyre mendohet të jenë për shkak të kontributit nga sistemi nervor qendror.