Fakte historike; Shqiptaro-amerikanët dhe roli i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (4)

0
118

Nga Naim Dedushaj

Senatori Robert Dole (Bob Dole) Pjesa 4

Ish- Senatori Dole, është një legjendë e politikës dhe ndërgjegjes amerikane. Si ushtar në Luftën e Dytë Botërore, ai u plagos rëndë në Itali në vitin 1945 dhe asnjëherë nuk rifitoi komandën e dorës së djathtë.
Ai filloi karrierën 35 vjeçare në politikë në moshën 27 vjeçare në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas në Senat, ku i bë kreu i republikanëve, një post që e mbajti për afro 11 vjet nga 1985 – 1996.
Ai ishte kandidat republikan për president në vitin 1996 por humbi garën para Bill Clintonit, i cili kandidonte për rizgjedhje, Pasi humbi, ai dha dorëheqjen nga Senati.

Senatori Bob Dole dhe bashkeshortja e tij ish Senatorja dhe ish kryetarja e kryqit te kuq amerikan Elizabeth Dole kaluan nje jete te tere se bashku.
Historia e jetes se tyre “Love Story”

Hero për Amerikën

Bob Dole, nderohet si shembull i vlerave më të mira amerikane .
Ish-Senatori Bob Dole u nderua me Medaljen e Artë të Kongresit në një ceremoni ku theksi u vu tek shërbimi, heroizimi dhe udhëheqja e ish-senatorit Bob Dole.

Presidenti Donald Trump e quajti ish-senatorin nga Kansasi, një amerikan të madh që erdhi nga një qytet i vogël dhe u bë ushtar, kongresmen dhe një udhëheqës i admiruar nga të gjithë.

“Kjo është trashëgimia që i lë vendit tonë madhështor dhe do të ekzistojë për një kohë të gjatë pasi të mos jemi më këtu. Je një mik, një patriot, një hero, një udhëheqës dhe sot nderohesh me Medaljen e Artë të Kongresit. Është një nder që jam këtu me ty Bob, faleminderit për shërbimin tënd.”

Zoti Dole ishte një përkrahës i hershëm i Presidentit Trump dhe i vetmi ish-kandidat presidencial republikan që e mbështeti atë.
Medalja iu dha ish-senatorit për shërbimin ndaj vendit si “ushtar, ligjvënës dhe burrë shteti” dhe iu dorëzua nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.
“Bob Dole ka luftuar gjithmonë për ata që kanë luftuar për ne. Ai është mishërimi i njeriut të ndershëm. Është ky lloj heroi amerikan, mbrojtës vetëmohues, i palëkundur i atyre që nuk mbrojnë dot veten, që nuk marrin gjithmonë atë vlerësim që meritojnë”.
“Senator Dole, falë jush Amerika është shumë më mirë. Në emër të Kongresit dhe gjithë amerikanëve ju faleminderit dhe zoti ju bekoftë”, tha ai.
Patrick Leahy, Senator demokrat nga Vermonti dhe mik i Senatorit Dole, vlerësoi aftësitë e tij, si udhëheqës bindës, i besueshëm dhe që gjithmonë e mbante fjalën.
“Ai u bë shembull i vendosjes së interesave të vendit, para atyre të partisë”, tha ai.
“Senatori Dole, ka thënë: ‘sfida jonë nuk është që të vëmë në diskutim idealet e Amerikës, ose t’i zëvendësojmë ato, por të arrijmë të jemi në lartësinë e tyre. Le t’i kushtojmë vëmendje këtyre fjalëve kuptimplota. Senatori Bob Dole, për një jetë të tërë që ju keni kaluar duke mbrojtur, çuar përpara dhe mishëruar idealet tona më të çmuara amerikane, ju falenderojmë”, tha kryetarja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Vetë zoti Dole falenderoi të pranishmit dhe me humorin që e karakterizon dhe që u vu në pah nga të pranishmit, bëri shaka.
“Dua të falenderoj të gjithë folësit që thanë aq fjalë të mira. Ndoshta nuk janë të vërteta por ishin të mirë me mua”, tha ai.

Bob Dole
Hero për Amerikën !
Hero për Shqiptarët !