Fakte historike; Shqiptaro-amerikanët dhe roli i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës (1)

0
203

Nga Naim Dedushaj

Falë ketij perkushtimi eshte arrit qe shume kongresist ,Senator,president e personalitete te larta te politikes shtetrore amerikane, te jene ne perkrahje te Kosoves ne vitet e 80-ta dhe ne vazhdimesi.

Ne muajin gusht bëhen 30 vjet nga vizita historike e delegacionit të Senatorëve të SHBA’ve në Kosovë, e cila udhëheqej nga senatori Robert Dole (Bob Dole).
Kjo vizitë e cila ishte organizue nga veprimtarët shqiptaro amerikan në SHBA, u ba në kohën ma të vështirë të represionit dhe terrorit shtetnor serb, në vitin 1990 ku senatori Dole kishte ardh për me pa gjendjen nga afër.
Në Prishtinë ky delegacion u prit nga Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe intelektual te tjere ,ku i informuen për situatën e randë politike që ekzistonte në Kosovë.
Kjo ishte vizita e parë e nji delegacioni të nivelit ma të naltë të SHBA’ve në Kosovë dhe vizita ma shpresëdhanëse që shqiptarët me vazhdue luftën për liri dhe pamvarësi.
Në këtë delegacion të udhëhequn nga senatori Dole,ishin edhe Senatoret Republikan John W. Warner nga Virginia, Jake Garn nga Utah, Don Nickles nga Oklahoma, Alfonse M. D’Amato nga New York, Steve Symms nga Idaho dhe Connie Mack nga Florida, të cilët kishin me i raportue Senatit dhe Kongresit mbi situatën e përgjithshme në Kosovë.

Nga kjo vizitë historike, fati i Kosovës ndryshoi.

Mbas kesaj vizite Senatori Dole dhe Senatoret e tjere qe ishin ne vizite ne Kosove deshmuan ne Senatin amerikan dhe paraqiten situaten alarmante ne Kosove .
Mbas vizites ne Kosove dhe ne vazhdimesi Senatori Dole se bashku me shume Senator te tjere sponsoruan shume rezoluta per Kosoven ne Senatin Amerikan .

Mbas 9 vjetesh nga kjo vizitë, Kosova u çlirue nga NATO dhe SHBA’të.

30 vjet nga vizita historike e delegacionit te Senatoreve të SHBA’ve në Kosovë linku .

Ushtar, ligjvënës dhe burrë shteti

Ish- Senatori Dole, është një legjendë e politikës dhe ndërgjegjes amerikane. Si ushtar në Luftën e Dytë Botërore, ai u plagos rëndë në Itali në vitin 1945 dhe asnjëherë nuk rifitoi komandën e dorës së djathtë.
Ai filloi karrierën 35 vjeçare në politikë në moshën 27 vjeçare në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas në Senat, ku i bë kreu i republikanëve, një post që e mbajti për afro 11 vjet nga 1985 – 1996.
Ai ishte kandidat republikan për president në vitin 1996 por humbi garën para Bill Clintonit, i cili kandidonte për rizgjedhje, Pasi humbi, ai dha dorëheqjen nga Senati.

Hero për shqiptarët

Senatori Robert Joseph Dole është një hero për shqiptarët për rolin që luajti për të mobilizuar Kongresin , Senatin dhe administratën amerikane në favor të Kosovës.
z.Xhim Xhema, një biznesmen dhe veprimtar i kahershëm shqiptaro-amerikan dhe mik i ngushte i zotit Dole, që e ndihmoi edhe gjatë fushatës presidenciale vlersoi larte figuren e Senatorit Dole :
“Senatori Dole, nuk është vetëm një hero amerikan, por një hero i madh shqiptar, një shqiptar i madh. Ai na shpëtoi dy herë. Kur filloi lufta dhe Serbia na përzuri nga shtëpitë tona. Më pas ishte ishte personi kryesor që e bindi Senatin të mbështeste Bill Clintonin që të ndërhynte kundër ish-Jugsllavisë, atëherë Serbia.”
Por ai shton se angazhimi i tij ishte instrumental edhe më pas, duke thënë se ishte ai që e bindi ish-Presidentin Bush që të mbështeste pavarësinë e Kosovës.
“Pra për herë të dytë ai na shpëtoi. Ai është heroi ynë dhe na shpëtoi dy herë nga pushtimi. Unë them se përveç Skënderbeut, Bob Dole është figura më e rëndësishme, në historinë e Shqipërisë dhe i kemi një borxh të madh”, thotë zoti Xhema.
z.Elmi Berisha, veprimtar shqiptaro-amerikan, që ka bashkëpunuar me zotin Dole, si ish-përfaqësues i posaçëm i ish-Presidentit Ibrahim Rugova në Shtetet e Bashkuara, ka vlersuar larte figuren e Senatorit Dole :
“Burra si senatori Dole, personalitete si ai i senatorit Dole, vijnë rrallë dhe janë të pashlyeshëm në historinë e shqiptarëve, kryesisht në lidhje me interesat e shqiptarëve në Ballkan dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me pavarësinë e Kosovës. Prandaj ne si shqiptaro-amerikanë, duhet të mos ndalemi asnjëherë por të punojmë me miqtë tanë amerikanë siç e kemi senatorin Dole dhe miq të tjerë që i kemi ende dhe miq të rinj që do të vijnë në Kongres dhe në Senat dhe ta ndërtojmë dhe të kultivojmë marrëdhëniet të cilat kanë qenë tradicionale që thoshte presidenti historik i Kosovës, doktor Ibrahim Rugova që duhet të jemi dhe të mbetemi në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës . Amerika është jetike për shqiptarët. Shqiptarët i janë mirënjohës tërë jetën Amerikës”.

Vazhdon ne ditet ne vijim.