Fabregas drejt gjigantit italian

0
65

Milan është duke bërë përpjekje të mëdha të krijojë skuadër sa më cilësore me shpresën për t’u kthyer në rrugën e sukseseve, të cilat po i mungojnë një kohë të gjatë.

Kuqezinjtë së fundi e kanë shprehur interesimin për mesfushorin e njohur spanjoll Cesc Fabregas.

31-vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirën që po i afrohet te Chelsea dhe nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën me skuadrën londineze.

Ai ka filluar që të kontaktohet nga shumë klube, ku Milan shihet si destinacion më i mundshëm, ndërsa edhe vetë futbollisti e ka mirëpritur interesimin e gjigantit italian.

Fabregas nuk e ka përjashtuar mundësinë që gjatë afatit kalimtar të janarit të transferohet në “San Siro”./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu