Fabiana Bytyqi, shqiptarja e parë që fiton titullin e Kampionatit Botëror në boks

Shqiptarja me nënshtetësi çeke, Fabiana Bytyqi, ka fituar titullin kampione bote në boks.

Shqiptarja 22 vjeçare me nënshtetësi të Çekisë për 10 runda u ndesh me britaniken Denise Castle, në kategorinë atom të vlefshme për titullin e Kampionatit Botëror në nivelin WBC.

Me vendimin e jurisë, Fabiana Bytyqi u shpall kampione bote në boks në WBC, pas 10 rundeve.

Fabiania Bytyqi ishte në formë shumë të mirë fizike. /Oxygenpress.info