Eurovizioni i parë u mbajt në Zvicër dhe Assia ishte fituesja e këtij festivali

0
55

Festivali Evropian i Këngës 1956 ishte festivali i parë i Eurovizionit i cili u mbajt në Lugano të Zvricrës. Eurovizioni 1956 u dëgjua nga radio por edhe u transmetua nga kamerat në televizion për disa evropian të cilit posedonin televizionin.

Gjithsej në Festivalin Evropian të Këngës 1956 konfirmuan pjesëmarrjen shtatë shtete.

Çdo shtet zgjodhi dy këngë. Komentatori i vetëm në Festivalin e Parë të Eurovizionit ishte italiani Franco Marazzi. Vitin e parë të Eurovizionit u caktua vetëm fituesi, pa pikë dhe vende tjera.

Fituesja e parë e garës së këngës në Eurovizion, Lys Assia ka vdekur në moshën 94 vjeçare.

Assia ka fituar këtë çmim për Zvicrën më 1956.

Organizatorët e garës kanë njoftuar për vdekjen e saj më 24 mars në Cyrih dhe kanë thënë se ajo është përballur me probleme shëndetësore vitet e fundit.

Eurovizioni e ka përshkruar atë si “zonjën e parë” të garës dhe ka thënë se do ta nderojë atë në ditët në vijim.

“Ne jemi shumë të pikëlluar me lajmin se Lys Assia, Dama Madhështore e Eurovizionit ka vdekur. Fituesja jonë e parë më 1956 dhe mbështetësja e garës sonë përgjithmonë”, është thënë në një postim në Twitter nga organizatorët e Eurovizionit.