Europol: Rritje alarmuese e shitjes së testeve negative false

0
46

Europol bëri thirrje sot për rritje të vigjilencës kundrejt shitjeve alarmuese në aeroporte të certifikatave false të negativitetit për COVID-19 nga krimi i organizuar.

Sipas deklaratës së agjencisë policore të BE, kostoja e një certifikate të tillë mund të arrijë deri në 300 euro.

“Përsa kohë që kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë mbeten në fuqi, kriminelët ka shumë të ngjarë të kapin mundësinë për të prodhuar dhe shitur certifikata të rreme”, lexohet në deklaratën e Europolit.

“Duke pasur parasysh mjetet teknologjike në dispozicion, mashtruesit janë në gjendje të prodhojnë dokumente të falsifikuara me cilësi të lartë”, paralajmëroi agjencia e BE-së.

Paralajmërimi vjen pas arrestimit të disa personave, që po shisnin letërnjoftime të rreme në disa aeroporte në BM dhe Francë, në internet dhe përmes bisedave në grup në Spanjë dhe Holandë./ATSH