Estonia, zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave të Kosovës

0
216

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e saj, Ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu.

“Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik”, tha ministrja Haradinaj Stublla.

Gjatë kësaj bisede, ministri Reinsalu premtoi vazhdimin e përkrahjes së Kosovës nga Estonia.

“Z.Reinsalu më konfirmoi që Estonia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave dhe integrimit Euro-Atlantik të Kosovës”, tha kryediplomatja e Kosovës.