Ermat Meta edhe këtë vit do të performojë në Sanremo të Italisë

0
62

Ermal Meta, me prejardhje shqiptare vitin e kaluar e kishte fituar festivalin më të rëndësishëm në Itali, Sanremo. Ai edhe këtë vit do të kthehet në këtë festival.

Ai në Tëitter ka thënë se do të rikthehet në Sanremo duke performuar krahas Simone Christicchi. Simone është këngëtar i njohur i cili e fitoi Sanremon në vitin 2007 me këngën ‘Ti regalero una rosa’.

Ermali ka treguar se ndihet i nderuar që do të këndojë krahas Christicchit, ndërsa normalisht do të jetë jashtë garës këtë vit pasi ka treguar se ka përzgjedhur projekte të tjera muzikore për realizim gjatë këtij viti. Sanremo do të mbahet në fillim të muajit shkurt.