Ermal Meta pjesë e finales së edicionit të 71-të të Sanremos

0
60

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta me këngën “Un milione di cose da dirti” (Një milion gjëra për të thënë) kryeson renditjen e përgjithshme të këngëtarëve të mëdhenj që garojnë në festivalin e Sanremos, si rezultat i mesatares së votave në tre mbrëmjet e para.

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet edhe nata e fundit e edicionit të 71-të të Sanremos, ku në skenën e Ariston do të performojnë live 26 këngëtarët big, të cilët janë në garë për çmimin e madh.

Gjatë këtij viti festivali i Sanremos u zhvilluar pa publik si pasojë e rregullave për pandeminë COVID- 19. Gjatë natës së sotme nën drejtimin e Amadeus dhe Fiorello do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni, ndërsa, nuk do të mungojnë të ftuarit artistë të njohur nga bota e muzikës, sportit edhe modës.

Kantautori italian Ermal Meta ka marrë pjesë në tre edicione të Festivalit të Sanremos, ku në 2018 fitoi edhe çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”, së bashku me këngëtarin italian Francesco Moro.

Ermal Meta ka qenë anëtar i grupit muzikor italian “Ameba4” dhe “La Fame di Camilla”. Pasi kompozoi këngë për disa artistë italianë, ai filloi karrierën e tij solo, duke nxjerrë edhe albumet Umano (2016) dhe Vietato morire (2017) dhe “Non abbiamo armi”, (2018) . Ai ka rrëmbyer edhe çmimin ‘MTV Europe Music Awards’. Në Eurovizion bashke me Fabrizio Moro u rendit i pesti.

Kjo është dhjetësha e parë e renditjes së këngëtarëve në edicionin e 71-të të Festivalit Sanremo 2021:

1) ERMAL META – Un milione di cose da dirti

2) WILLIE PEYOTE – Mai dire mai (la locura)

3) ARISA – Potevi fare di più

4) ANNALISA – Dieci

5) MANESKIN – Zitti e buoni

6) IRAMA – La genesi del tuo colore

7) LA RAPPRESENTANTE DI LISTA – Amare

8) COLAPESCE DIMARTINO – Musica leggerissima

9) MALIKA AYANE – Ti piaci così

10) NOEMI – Glicine./ATSH