Ermal Meta ndezi Tiranën

0
51

Qershori ka nisur me një super koncert në sheshin “Skënderbej”. 

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta erdhi mbrëmjen e kësaj të shtune me një koncert për të gjithë adhuruesit e tij të cilët kishin mbushur sheshin.

Fillimisht ishin Marsela Çibukaj, Vitmar Basha dhe Eugent Bushpepa që ndezën skenën duke kënduar disa prej hiteve të tyre dhe më pas e gjithë skena iu la fituesit të Sanremos, Ermal Meta që solli një eksperiencë të paharrueshme.

I pranishëm ishte dhe ambasadori italian, Alberto Cutillo, i cili teksa falenderoi Ermal Metën, vlerësoi edhe kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e cilësoi si “Kryebashkiakun më simpatik të Europës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu