Ermal Meta mes tre finalistëve në Sanremo: Kush u shpall fitues!

0
72

Çmimin e parë të Festivalit të 71-të të Sanremo-s e rrëmbu grupi i rrokut Maneskin me këngën “Zitti e buoni”.

Në vend të dytë u renditën reperi Fedez & Francesca Michielin me Chiamami Per Nome”, e ndërsa vendin e tretë e mori Ermal Meta me “Un milione di cose da dirti”.

Prej ditësh, emri i këngëtarit shqiptar është përmendur si fituesi potencial i Sanremo-s këtë vit duke qenë se në fazën e parë të televotimit siguroi vendin e parë, por pavarësisht se nuk ndodhi sipas parashikimeve, Meta siguroi të jetë në top 3 artistët më të mirë. Përveç vendit të tretë, Ermal Meta fitoi edhe çmimin “Giancarlo Bigazzi” për muzikën më të mirë të këngës.

Tre vite më parë, Ermal Meta u shpall fitues me këngën “Non mi avete fatto niente”. Në garë për çmimin e madh ishin 26-konkurrentë, të cilët pas interpretimit të këngëve u votuan nga publiku i cili bëri dhe skualifikimin e tyre. Tre vendet e para interpretuan sërish në teatrin Ariston dhe ishte ndërhyrja e votave të jurisë që do të shpallte emrin fitues.