Erika Yomtov, shqiptarja që drejton katër laboratorë kimie në institutin kërkimor më të madh të Izraelit, TAMI (IMI)

0
208

Erika Yomtov (Langu) u largua nga Shqipëria me familjen e saj në vitin 1991 për Israel, në periudhën kur shumica e hebrenjve të Shqipërisë u riatdhesuan në Izrael pas rënies se regjimit Komunist.  Ajo vazhdon të banojë edhe sot në Izrael me bashkëshortin e saj dhe tre djemtë.

Erika është diplomuar ne Universitetin e Tel Avivit ne Master (M.Sc ) të dyfishtë në Bioteknologji  Farmaceutike dhe  Fiziologji, dhe është  diplomuar në Universitetin Teknologjik të Haifës  “Technion-Israel Institute of Technology” në Master të dytë (MBA) për Administrim Bisnesi.

Erika sot drejton katër laboratorë kimie në institutin kërkimor më të madh të Israelit TAMI (IMI) https://www.tami-imi.com me vendndodhje në qytetin e Haifes në veri të Izraelit.

Këto laboratorë japin shërbime në fushën e farmaceutikes,  agrikulturës,  industrisë kimike dhe ushqimore .

TAMI (IMI) është instituti qendror i kërkimeve shkencore te korporatës Izraelite “ICL- Israeli Chemicals LTD  (”http://www.icl-group.com).

Kjo korporatë izraelite ka shtrirje në të gjithë kontinentet dhe prodhon lëndë  të para nga mineralet që gjenden në Detin e Vdekur në Jug  të Izraelit.

Veprimtaria  kryesore e ICL fokusohet ne fushat e:  agrikulturës, ushqimit dhe materialeve industriale .

Me 13,000 punonjës ne mbare boten dhe me një veprimtari vjetore prej 6 miliardë dollarë,  ICL është lider botëror ne fushën e plehrave kimike për bujqësinë si dhe prodhuesi kryesor i lendeve qe ngadalësojnë përhapjen e zjarrit ne ambiente te hapura dhe te mbyllura.