Erdoğan: Çdo sulm ndaj familjes e konsiderojmë kërcënim mbi ekzistencën tonë

0
144

“Askush nuk është pronë e askujt, kështu që gratë nuk janë pronë e askujt dhe është e papranueshme çfarëdo marrëdhënie amorale ndaj tyre”, tha Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot se në këtë vend çdo sulm ndaj familjes konsiderohet kërcënim i drejtpërdrejt ndaj mbijetesës së shoqërisë.

Në selinë e Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në Ankara u shënua 86-vjetori i fitimit të të drejtave të grave të zgjedhin dhe të zgjedhen në Turqi, ndërsa të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti Erdoğan.

“Askush nuk është pronë e askujt, kështu që gratë nuk janë pronë e askujt dhe është e papranueshme çfarëdo marrëdhënie amorale ndaj tyre”, tha Erdoğan.

Ai tha se gratë në këtë vend janë të mbrojtura nga dhuna, ndërsa është gjithashtu e nevojshme për t’i mbrojtur ato nga organizatat terroriste që i rrëmbejnë ato dhe t’i çojnë në kampe në male.

“Detyrë e jonë është t’i qëndrojmë ballë kujtdo që rrezikon të drejtat e grave”, tha Erdoğan.

Ai më tej tha se gratë duhet mbrojtur edhe nga lloje të ndryshme të diskriminimit me të cilat përballen për shkak të përkatësisë fetare ose mënyrës së veshjes.

Presidenti turk po ashtu tha se Turqia nuk do të lejojë lojëra nga ata që duan të rrezikojnë stabilitetin e familjes duke promovuar zakone dhe manifestime që nuk kanë asnjë lidhje me kulturën turke dhe fenë./AA