Enver Hasani: Nuk duhet coptohet Kosova, do shoqërohet me dhunë

0
61

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se coptimi i Kosovës nuk duhet të ndodh dhe duhet shpjeguar aleatëve të vendit se kjo është e dëmshme.

Sipas tij, kjo e shndërron Kosovën në një vend që bënë pazare të lehta për çështje të politikës ditore.

Enver Hasani thotë se cdo marrëvehsje që bazohet në territor, e bënë Kosovën humbëse.

“Hashim Thaçi dhe këshilltarët e tij e kanë përmendur ndarjen. Thonë se nuk besojmë që ndahet Trepça, nuk besojmë që as Ujmani, kjo do të thotë se Kosova do të ndahet. Ata nëse munden do e ndajnë. Unë jam i sigurt se Perëndimi pa pasur një legjitimitet lokal, ajo punë nuk bëhet, sepse shoqërohet me dhunë dhe implementimi i saj i gjatë shoqërohet me prezencë tjetër ushtarake të NATO’s”, thotë ai.

Kur foli për marrëvehsjet ndërkombëtare për shtete të ndryshme, ai tha se ato nuk zbatohen.

“Është në natyrën e gjërave, pa përjashtim. Mes asaj që shkruhet dhe realizohet ka një hapësirë, 50% margjinën”, thotë ai, raporton OxygenPress.info

Hasani thotë se edhe nëse bëhet coptimi i Kosovës dhe arrihet një marrëvehsje ajo do ndryshojë pas një kohe.

“Ndryshojnë konjekturat. Sot e bënë një marrëveshje për coptim, pas një viti ndryshon. Sepse, dinamikat nga të cilat ne varemi, në Lindje të mesme, që reflektojnë këtu, ndryshojnë. Politika e jashtme e Amerikës ka riorientim total global, në Lindjen e Mesme edhe këtej ja ka lënë më shumë akterëve lokal, përjashton Izraelin dhe Iranin dhe është përcaktuar te Pacifiku Perendimor”, tha ai, duke shtuar se Kosova duhet të ofrojë argumente shtes për aleatët për të dëshmuar se coptimi është i dëmshëm.

Hasani shprehet i bindur se me coptimin e vendit, Kosova bëhet vend që bënë pazare të lehta.

“Coptimi i Kosovës, në mënyrë automatike i bënë territore sovrane të gjitha pjesët ku Rusia i ka, në Moldavi, në Ukrainë, në Gjeorgji, në Kazakistan. Prandaj kjo të shndërron si kolonë të pestë, vend që bënë pazare të lehta për çështje të politikës ditore. Kjo vetëm e shtyen njohjen e Kosovës, pafundësisht”, tha ai.

Ai nuk beson se ndarja e Kosovës është kërkesë e SHBA-së./OxygenPress.info