Enver Hasani: Lumezi e ka provimin e Jurisprudencës aq sa e ka nëna ime

0
285

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka folur sërish për provimin e Jurispridencës së kryeprokurorti të Kosovës, Aleksander Lumezi.

Ai shprehet i bindur dhe thotë se ka fakte që Lumezi ka falsifikuar këtë provim.

“Ai nuk e ka atë provim, aq sa e ka nëna ime në varr që e ka vrarë Sllobodan Millosheviqi. Jam 100% u sigurt, e kam parë në Arkiv e edhe nga burimet e tjera në Beograd. Në shoqëritë në tranzicion ndodhin këto gjëra. E kam vërtetuar edhe me shkrim këtë”, thotë Hasani./OxygenPress.info