Enver Berkolli, 80 vjeçari nga komuna e Prishtinës ka 12 ditë që është i zhdukur

0
218

Tash e 12 ditë Enver Berkolli, 80 vjeçar nga komuna e Prishtinës vazhdon të jetë i zhdukur.

Familjarët e Enverit kanë thënë se ata janë ende në kërkim të tij së bashku me shumë vullnetarë, policinë dhe ushtrinë e Kosovës, por ende pa ndonjë rezultat.

Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që e kanë parë apo kanë ndonjë informatë për Enverin të kontaktojnë në numrin e telefonit: 044 649 172.