Enver (Abdulla) Kadriu, zdrukthëtar në Preshevë

0
134

Nga Ferid Selimi

Enver (Abdulla) Kadriu (1941 – 2010) – zdrukthëtar

Enver (Abdulla) Kadriu apo aga Velë lindi në vitin 1941 në fshatin Zhunicë, Komuna e Preshevës. Ishte djali i dytë i Abdulla Kadriut të mëhallës së beqirëve të Zhunicës, e që ishin një familje që kryesisht merreshin me bujqësi. Që nga fëmijëria e tij e hershme shfaqi interesim në zanatin e zdrukthëtarisë, e që në moshën 14 vjeçare nisi ta praktikonte. Në moshën 20 vjeçare hapi punëtorinë e tij të parë në Zhunicë, e njëkohësisht merrej edhe me tregti. Në vitin 1974 u shpërngul në Prishtinë dhe u punësua në Radiotelevizionin e Prishtinës si dekorator, ku punoi deri në kohën kur u larguan të gjithë punëtorët shqiptarë nga puna nga organet e dhunshme të Serbisë.

Enver Kadriu u pensionua në moshën 65 vjeçare. Katër vite me vonë, në vitin 2010 ndërroi jetë, duke lënë pas pesë fëmijë, tri vajza e dy djem, të cilët jetojnë në Prishtinë, Amerikë, Francë, etj.