Enis Bardhi gjithnjë e më i vlerësuar

0
50

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, është duke shkëlqyer te skuadra spanjolle, Levante dhe me lojërat e tij është duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane.

Edhe pse mesfushor, lojtari nga Shkupi ka raporte tepër të mira me golin dhe shpeshherë ka shënuar në mënyrë spektakolare, me goditjet e dënimit që janë specialiteti i tij.

Spartaku i Moskës i prin listës së të interesuarve për shërbimet e tij. Mësohet se ekipi rus është gati të paguajë 12 milionë euro për Bardhin, një shifër shumë e kënaqshme për Levanten.

Mbetet të shihet nëse Bardhi do të ndërrojë mjedis apo do të qëndrojë te Levante./OxygenPress.info