Emigrimi i prindërve të Rita Orës ishte i dhimbshëm

0
593

Para pak ditësh Rita Ora foli për jetën e saj si emigrantë në Britaninë e Madhe. Ndonëse sot gëzon famë, prestigj dhe radhitet si një nga artistët më të paguara në Britani të Madhe, fillimet e saj nuk ishin të lehta, e aq më pak për familjen.

Çifti, Besnik dhe Vera Ora kanë tre fëmijë së bashku Elenën, Ritën dhe Donin dhe ata janë njëri nga çiftet e lumtura që komentohen vazhdimisht për raportin e tyre shumë harmonik.

Rita: Drugs, my teenage boozing and being put in care – The Sun
Mirëpo rrugëtimi i tyre në jetë jo gjithmonë ka ngjasuar në fytyra të qeshura dhe luks. Rita ishte vetëm një vjeçe kur mamaja dhe babai i saj ikën nga Kosova për t’i shpëtuar luftës që shpërtheu në ish-Jugosllavi, me aeroplanin e fundit që fluturoi për Mbretërinë e Bashkuar, para se forcat serbe të merrnin nën kontroll aeroportin.

Por ëndrrat e tyre për një jetë të re u shkatërruan kur Rita dhe motra e saj tre vjeçare Elena u morrën nga prindërit dhe u vendosën në një shtëpi ku qëndruan për disa muaj, ndërsa statusi i tyre po vlerësohej.

Duke zbuluar atë që ajo kishte kaluar për herë të parë, Rita tha: “Ne ishim dërguar drejt në shtëpinë e fëmijëve, unë dhe motra ime, sepse mamaja ime dhe babai im ishin refugjatë dhe kështu ishim ne”.

Mirëpo kur statusi tyre u rregullua dhe u lejuan të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar, ata punuan fort që fëmijëve të tyre t’u ofronin jetë sa më të mirë.

How ‘Rita Pita’ escaped persecution in war-torn Kosovo for safety …
Besniku punoi gjatë në një piceri përpara se të arrinte të hapte dhe të menaxhonte pub-in e tij.

Vera ishte një psikiatre që duhej të ritrajnohej sepse kualifikimet e saj që i kreu në Rusi nuk ishin njohur nga Mbretëria e Bashkuar, e cila më vonë do të diagnostifikohej edhe me kancer në gjinj e që duhej t’i nënshtrohej mazektomisë.

Sot prindërit e saj vazhdojnë një jetë normale, me Besnikun si sipërmarrës dhe Vera që punon si psikiatre, e tani së fundmi ka hyrë në radhët e NHS, në luftën kundër coronavirus-it.