EMA nis ekzaminimin e vaksinës Sinovac

0
80

EMA njoftoi se ka filluar ekzaminimin e vaksinës së zhvilluar nga kompania kineze Sinovac.

“EMA ka filluar ekzaminimin e serumit inaktiv, Vero Cell, e zhvilluar nga “Sinovac Life Science Co”. Aplikuesi në BE është Life’On S.r.l”, specifikohet në njoftimin e rregullatorit europian.

Vendimi bazohet në rezultate paraprake nga studime laboratorike dhe klinike që sugjerojnë se vaksina shkakton prodhimin e antitrupave që synojnë Sars-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19 dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjes.

EMA do të vlerësojë të dhënat ndërsa ato bëhen të disponueshme për të vendosur nëse përfitimet tejkalojnë rreziqet.

Analiza do të vazhdojë derisa të ketë prova të mjaftueshme për një kërkesë zyrtare për autorizimin e marketingut./ATSH