Elvis Presley në semaforët e Gjermanisë!

0
62

Në Friedberg kur semafori bëhet i gjelbër, mesazhi është ”Now or never’’,  tani ose kurrë” duhet të kalosh rrugën.

Qyteti i vogël gjerman ku Elvis Presley kreu shërbimin ushtarak midis viteve 1958 dhe 1960 kërkon të përsosë statusin e tij si një zonë kult e Mbretit të Las Vegasit në vend, duke instaluar tre dritat e sinjaleve të semaforit për kalimtarët me imazhin e tij.

Me ngjyrën e gjelbër do të sjellim në kujtesë siluetën e këngëtarit të hiteve si “Love me tender” apo “Return to sender” në sajë të qëndrimit të tij legjendar, ndërsa në ngjyrë të kuqe ai pozon pas mikrofonit.

Sinjalet e pazakonta të semaforit u instaluan në një shesh që mban prej vitit 1995 emrin e yllit, i cili vdiq në Memphis në 1977, shkruan Atsh.

Megjithëse ka kaluar shumë kohë që kur Friedberg priti një kazermë të ushtrisë amerikane, për të kuptuar se çfarë muze mund të përfaqësonte kulti i Mbretit.

Një statujë në një rrethrrotullim në hyrje të qytetit shërben si shembull: “Baza ushtarake e Elvis Presley”, mund të lexohej në mbishkrimin kushtuar rrokerit të famshëm, me kitarën e mbështetur në njërën këmbë./OxygenPress.info